Çfarë ka shkruar Mogherini pas kthimit nga Teherani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33277-Çfarë_ka_shkruar_mogherini_pas_kthimit_nga_teherani
Shefja e diplomacisë evropiane pas kthimit të saj nga Irani ka thënë se BE përkrah vendeve të rajonit mund të krijojë kushte për nisjen e një programi për rindërtimin e shoqërisë, politikes dhe situatës fizike në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2016 05:57 Europe/Tirane
  • Çfarë ka shkruar Mogherini pas kthimit nga Teherani

Shefja e diplomacisë evropiane pas kthimit të saj nga Irani ka thënë se BE përkrah vendeve të rajonit mund të krijojë kushte për nisjen e një programi për rindërtimin e shoqërisë, politikes dhe situatës fizike në Siri.

Në një artikull të saj të titulluar kthimi nga Teherani, Mogherini ka shkruar: “Unë këtë artikull e shkruaj pas kthimit nga Teheranit ku jam takuar me presidentin Hasan Ruhani dhe ministrin e jashtëm Muhamed Xhavad Zarif. Kjo vizitë nuk ishte dypalëshe por ishte një faqe e re e nisjes së bashkëpunimit, për të cilin BE ka marrë vendim që të bashkëpunojë me fuqitë e rajonit për të ardhmen e Sirisë. Masa e parë është ndërprerja e luftimeve dhe e përleshjeve dhe më pas dërgimi i ndihmave humanitare dhe lufta të përfundojë me anë të një procesi politik të monitoruar dhe drejtuar nga OKB. Ne në Teheran kemi diskuar për këtë çështje. Ditën tjetër pas përfundimit të luftës, Siria duhet të rindërtohet nga e para. Është përgjegjësi e sirianëve që ata të marrin vendim për ndërtimin e organeve dhe politikën e  vendit. Mirëpo fuqitë rajonale mund të japin ndihmën e tyre në këtë proces dhe të heqin dorë nga vendosja e barrierave. BE përkrah OKB dhe duke biseduar me të gjitha vendet kyçe mund të japë ndihmë në këtë fushë. Ne kemi kanale të mira kontaktesh me të gjithë faktorët rajonalë”.