Irani ka rol të rëndësishëm në vendimmarrjet rajonale e ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33376-irani_ka_rol_të_rëndësishëm_në_vendimmarrjet_rajonale_e_ndërkombëtare
Zv/komandanti i përgjithshëm i Gardës revolucionare të Iranit deklaroi se RII ka rol të rëndësishëm në vendimmarrjet mbi çështjet rajonale e ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2016 16:30 Europe/Tirane
  • Irani ka rol të rëndësishëm në vendimmarrjet rajonale e ndërkombëtare

Zv/komandanti i përgjithshëm i Gardës revolucionare të Iranit deklaroi se RII ka rol të rëndësishëm në vendimmarrjet mbi çështjet rajonale e ndërkombëtare.

Gjeneral Husein Selami, zv/komandanti i përgjithshëm i Gardës revolucionare të Iranit, duke folur në një seminar të forcave të armatosura të Iranit që u zhvillua në Teheran, theksoi: “ RII do të vazhdojë të luajë një rol kyç në përpjekjet për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të Lindjes së mesme dhe te Gjirit Persik. Sot Amerika po kryen luftëra të deleguara dhe për fat të keq, disa terroristë me pamje muslimane janë kthyer në forca operative të SHBA në rajon.” Zv/komandanti i përgjithshëm i Gardës revolucionare të Iranit deklaroi se sot armiqtë e kanë kuptuar fuqinë dhe seriozitetin e forcave të armatosura të RII dhe e kanë pranuar atë si një realitet të pamohueshëm.