Kreu i sistemit juridik të Iranit takohet me kryeministrin e Irakut
Kryetari i sistemit juridik të Iranit, gjatë takimit me kryeministrin e Irakut shprehu përsëri mbështetjen e Iranit për sovranitetin dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut.
Ajetollah Amuli Larihxani, kryetar i sistemit juridik të Iranit mbrëmjen e së dielës gjatë vizitës së tij në Irak u takua me kryeministrin Hejdar Ebadi të cilin e uroi për fitoret e ditëve të fundit në luftën kundër ISIS dhe i shprehu mbështetjen e Iranit për tërësinë territoriale të Irakut dhe tha se Irani është i interesuar të zgjerojë bashkëpunimet dypalëshe me Irakun në të gjitha fushat. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Madehat Mahmud kryetar i këshillit të lartë juridik të Irakut. Nga ana e tij kryeministri Ebadi kërkoi bashkëpunimin e vendeve fqinje në luftën kundër terrorizmit dhe korrupsionit. Kryeministri irakian gjithashtu mirëpriti nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në sistemin juridik të Iranit. Vlen të theksohet se pasditen e së shtunës, Amuli Larixhani në krye të një delegacioni të lartë shkoi në Irak për tu takuar me Madehet Mahmud kryetar i këshillit të lartë juridik të Irakut. Të dielën Ajetollah Larixhani u takua edhe me Salim Xhaburi kryetar i parlamentit të Irakut.