Kreu i sistemit juridik të Iranit takohet me kryeministrin e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33403-kreu_i_sistemit_juridik_të_iranit_takohet_me_kryeministrin_e_irakut
Kryetari i sistemit juridik të Iranit, gjatë takimit me kryeministrin e Irakut shprehu përsëri mbështetjen e Iranit për sovranitetin dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 31, 2016 05:22 Europe/Tirane
  • Kreu i sistemit juridik të Iranit takohet me kryeministrin e Irakut

Kryetari i sistemit juridik të Iranit, gjatë takimit me kryeministrin e Irakut shprehu përsëri mbështetjen e Iranit për sovranitetin dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut.

Ajetollah Amuli Larihxani, kryetar i sistemit juridik të Iranit mbrëmjen e së dielës gjatë vizitës së tij në Irak u takua me kryeministrin Hejdar Ebadi të cilin e uroi për fitoret e ditëve të fundit në luftën kundër ISIS dhe i shprehu mbështetjen e Iranit për tërësinë territoriale të Irakut dhe tha se Irani është i interesuar të zgjerojë bashkëpunimet dypalëshe me Irakun në të gjitha fushat. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Madehat Mahmud kryetar i këshillit të lartë juridik të Irakut. Nga ana e tij kryeministri Ebadi kërkoi bashkëpunimin e vendeve fqinje në luftën kundër terrorizmit dhe korrupsionit. Kryeministri irakian gjithashtu mirëpriti nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në sistemin juridik të Iranit. Vlen të theksohet se pasditen e së shtunës, Amuli Larixhani në krye të një delegacioni të lartë shkoi në Irak për tu takuar me Madehet Mahmud kryetar i këshillit të lartë juridik të Irakut. Të dielën Ajetollah Larixhani u takua edhe me Salim Xhaburi kryetar i parlamentit të Irakut.