Ambasadori britanik në Teheran takohet me presidentin e RII
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33460-ambasadori_britanik_në_teheran_takohet_me_presidentin_e_rii
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka bërë thirrje për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2016 12:43 Europe/Tirane
  • Ambasadori britanik në Teheran takohet me presidentin e RII

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka bërë thirrje për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar.

Dr. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit sot në një takim me Nicolas Hapton, ambasadori i ri britanik në Teheran, duke theksuar mbi nivelin e zhvillimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Britanisë, si dy vende të rëndësishme ka thënë: ''Marrëdhëniet midis dy vendeve në krahasim me disa vite më parë janë duke u zgjeruar dhe të dyja palët po analizojnë kapacitetet e nevojshme për një bashkëpunim të mirëfilltë". Z. Hasan Ruhani ka shtuar: "Pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, Irani dhe Britania e Madhe kanë nevojë  për kompensimin e mundësive të humbura në të kaluarën dhe për këtë është e nevojshme të rritet niveli i bashkëpunimit ekonomik, shkencor, kulturor dhe politik dhe mbi të gjitha është e nevojshme krijimi i marrëdhënieve të plota bankare”. Nga ana e tij, Nicolas Hapton, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Teheran, në këtë takim pas dorëzimit të letrave kredenciale tek presidenti i RII, ka thënë: ''Sot, Irani dhe Britania kanë dëshmuar një përparim të vërtetë në marrëdhëniet dypalëshe, ku kompanitë dhe bankat britanike  kanë shfaqur interesim për bashkëpunim me kompanitë dhe bankat e Iranit”. Ambasadori i ri britanik në Teheran në lidhje me çështjet rajonale, po ashtu ka konfirmuar rëndësinë e bashkëpunimit me Iranin dhe ka shtuar: ''Mbretëria e Bashkuar shpreson se sa i përket çështjeve rajonale të ketë një bashkëpunim të fortë me Republikën Islamike të Iranit".