Presidenti iranian: Irani dëshiron zgjerimin e marrëdhënieve me Shqipërinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33490-presidenti_iranian_irani_dëshiron_zgjerimin_e_marrëdhënieve_me_shqipërinë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani dëshiron zgjerimin e marrëdhënieve me rajonin e Ballkanit e në veçanti me Republikën e Shqipërisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2016 15:17 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian: Irani dëshiron zgjerimin e marrëdhënieve me Shqipërinë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani dëshiron zgjerimin e marrëdhënieve me rajonin e Ballkanit e në veçanti me Republikën e Shqipërisë.

Dr. Hasan Ruhani, president i RII, priti sot ambasadorin e ri të Shqipërisë të akredituar në Teheran, zotin Genti Gazheli, ku theksoi se Irani dhe Shqipëria kanë shumë të përbashkëta kulturore dhe fetare  dhe shtoi se Irani dëshiron zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në sektorët e ekonomisë, shkencës, kulturës dhe turizmit. Presidenti iranian e cilësoi të rëndësishëm bashkëpunimin dhe koordinimin mes Iranit dhe Shqipërisë në lidhje me çështjet e stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar. Nga ana e tij, z. Genti Gazheli, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Teheran, në takim me z. Ruhani shprehu kënaqësinë për takimin me presidentin iranian, të cilit i dorëzoi letrat kredenciale dhe e cilësoi të rëndësishëm zgjerimin dhe rritjen e nivelit të marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve. “Jam i angazhuar dhe do të bëj përpjekje për arritjen e qëllimit të forcimit të marrëdhënieve Teheran-Tiranë”- deklaroi ambasadori Gazheli.