Autoritetet daneze takohen me Ali Larixhani
Lidhjet mes parlamenteve të Iranit dhe Danimarkës, mundësojnë forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes dy vendeve.
Kështu deklaroi Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit gjatë takimit që ai pati me Soren Spersen kryeta ri komisionit të politikës së jashtme në parlamentin e Danimarkës, i cili ndodhet për një vizitë në Teheran. Në këtë takim kryetari Larixhani foli mbi historikun e gjatë të lidhjeve politike dhe ekonomike mes Iranit dhe Danimarkës dhe tha se në kushtet aktuale ekzistojnë mundësi të shumta për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe industrial gjë e cila do të forcojë akoma ma shumë marrëdhëniet mes dy vendeve. Kryetari Larixhani përmendi edhe indiferencën e vendeve pretenduese për mbrojtjen e demokracisë ndaj vrasjes së fëmijëve dhe femrave në Jemen dhe tha se sjellja e dyanshme ndaj të drejtave të njeriut dobëson dukshëm moralin në politikën botërore dhe shtoi se me luftë dhe me gjakderdhje nuk mund të vihet demokracia në një vend. Soren Spersen kryetar i komisionit të jashtëm të parlamentit të Danimarkës shprehu kënaqësinë nga rrjedha e shtimit të marrëdhënieve ekonomike me Iranin dhe tha se vizitat e funksionarëve të Danimarkës dhe i afaristëve të këtij vendi në Iran, tregon për interesimin serioz të Danimarkës për të zgjeruar sa më shumë lidhjet dhe marrëdhëniet me Iranin. Kryetari i komisionit për politikën e jashtme në parlamentin e Danimarkës tha se Irani dhe BE duhet të shtojnë kontaktet dhe dialogun mes tyre për të zgjidhur çështje të rajonit dhe ato ndërkombëtare.