Kreu i sistemit juridik të Iranit takohet me Ajetullah Sistani
Kreu i sistemit juridik të Iranit gjatë vizitës së tij në Irak është takuar dhe ka biseduar me autoritetin e lartë fetar shiitë të Irakut Ajetullah Sistni.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Ajetullah Sadegh Amoli Larixhani, kreu i sistemit juridik të Iranit të martën në takim me Ajetullah Sistani, autoritetin e lartë fetar shiitë të Irakut Ajetullah Sistni, ka diskutuar në lidhje me çështjet me interes dypalësh. Kreu i sistemit juridik të Iranit dhe delegacioni që e shoqëron atë, do të zhvillojë takime dhe bisedime me disa autoritete fetare në Naxhaf të Irakut. Kreu i sistemit juridik të Iranit të dielën dhe të hënë ka zhvilluar takime edhe me kryeministrin irakian Hejdar Ebadi, me presidentin irakian Fuad Masum dhe me kryeparlamentarin irakian Salim Xhaburi.