Ruhani: 13 Abani, simbol i përballjes me hegjemonizmin e huaj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33661-ruhani_13_abani_simbol_i_përballjes_me_hegjemonizmin_e_huaj
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, tha se data 13 Aban ( 3 nëntor) është dita simbolike e përballjes me hegjemonizmin e huaj.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Nëntor 02, 2016 05:48 Europe/Tirane
  • Ruhani: 13 Abani, simbol i përballjes me hegjemonizmin e huaj

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, tha se data 13 Aban ( 3 nëntor) është dita simbolike e përballjes me hegjemonizmin e huaj.

Mbrëmjen e së martës, Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit lëvizjen e Imam Khomeinit (ra) dhe të klerikëve fetarë në përballje me kolonizatorët dhe hegjemonistët e cilësoi një lëvizje madhështore dhe tha: 13 Abani që është dita e internimit të imam Khomeinit për shkak se ai kundërshtoi ligjin e kapitullimit, është ditë simbolike e përballjes me hegjemonizmin e huaj dhe përballjen me pushtetin shtypës vendas. Lidhja e popullit, studentëve dhe nxënësve me lëvizjen e imam Khomeinit (ra), ishte reagim i natyrshëm i një populli përballë hegjemonizmit dhe despotizmit dhe 13 Abani është data e kthimit të lëvizjes kombëtare dhe sociale në një simbol kundër hegjemonizmit. Më 3 nëntor të vitit 1979 studentët iranianë në protestë kundër veprimeve anti-revolucionare të Amerikës, rrethuan dhe morën kontrollin e folesë së spiunazhit ( ambasadës) së Amerikës në Teheran. Pas kësaj ngjarjeje çdo vit populli iranian në ditën kombëtare të përballjes me hegjemonizmin botëror, shpreh unitetin, solidaritetin dhe fuqinë e Iranit Islamik dhe përcjell mesazhin real të revolucionit kundër hegjemonizmit.