Zv/ministrja e jashtme e Sllovenisë takohet me z. Zarif
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka mirëpritur zgjerimin e të gjitha formave të marrëdhënieve mes Iranit dhe Sllovenisë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, zyra e përgjithshme për media në MPJ të Iranit njoftoi se Mohamed Xhevad Zarif sot në Teheran në një takim me Daria Badvazhkort, zv/ministre e jashtme e Sllovenisë, kërkoi vazhdimin e bisedimeve midis zyrtarëve të të dyja vendeve. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka konfirmuar nevojën urgjente për të dërguar ndihma humanitare për popullin e Sirisë dhe Jemenit dhe gatishmërinë e Iranit për çdo lloj ndihme në këtë fushë. Nga ana e saj, diplomatja sllovene ka paraqitur një raport mbi marrëdhëniet e Lubjanës dhe Teheranit, si dhe ka njoftuar për vizitën e ardhshme të Presidentit slloven në Iran dhe nënshkrimin e dokumenteve për bashkëpunim multilateral dhe ka shtuar: ''Në të njëjtën kohë me këtë vizitë në Teheran do të bëhet edhe inaugurimi i hapjes së ambasadës së Sllovenisë në Teheran”. Shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare ishin po ashtu tema të takimit mes diplomatëve iranianë dhe sllovenë.