Takimi i liderit suprem të revolucionit islamik me nxënës dhe studentë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33733-takimi_i_liderit_suprem_të_revolucionit_islamik_me_nxënës_dhe_studentë
Lideri suprem i revolucionit islamik deklaroi: “Shpirti dhe mendimi islamik, guximi në veprim, vigjilenca, inisiativa, shpresa tek e ardhmja, mosfrikësimi dhe mosdorëzimi përballë armikut, do të zgjidhin problemet e vendit.”
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2016 14:48 Europe/Tirane
  • Takimi i liderit suprem të revolucionit islamik me nxënës dhe studentë

Lideri suprem i revolucionit islamik deklaroi: “Shpirti dhe mendimi islamik, guximi në veprim, vigjilenca, inisiativa, shpresa tek e ardhmja, mosfrikësimi dhe mosdorëzimi përballë armikut, do të zgjidhin problemet e vendit.”

Ajetollah Khamenei, lider suprem i revolucionit islamik, në takimin e zhvilluar sot me mijëra nxënës dhe studentë në prag të 3 Nëntorit, Ditës kombëtare të rezistencës ndaj arrogancës botërore, paralajmëroi mbi disa lëvizje të rrezikshme për të devijuar të vërtetën dhe logjikën e qëndresës së Imam Khomeinit (ra) dhe të popullit iranian përballë Amerikës dhe mbi krijimin e bindjes tek të rinjtë se nëpërmjet dialogut me Amerikën mund të zgjidhen problemet e vendit. Ai theksoi se 3 Nëntori është përvjetori i disa ngjarjeve të rëndësishme historike, por më e rëndësishmja prej tyre ishte marrja e “strofkës së spiunazhit” (ambasadës amerikane) nga studentët revolucionarë dhe shtoi:” Në fakt, kjo është dita e studentëve besimtarë, revolucionarë dhe me inisiativë, të cilët duke marrë “strofkën e spiunazhit” paralizuan çdo veprim të armikut.” Duke theksuar se Imam Khomeini (ra) marrjen e “strofkës së spiunazhit” e cilësoi si një revolucion të dytë, Ajetollah Khamenei shtoi:” Ky cilësim ishte për shkak të komploteve dhe intrigave të Amerikës ndaj popullit iranian si para revolucionit islamik, ashtu edhe pas tij dhe të rinjtë revolucionarë duke marrë nën kontroll “strofkën e spiunazhit” neutralizuan komplotet e Amerikës ndaj popullit iranian.” Lideri suprem i revolucionit islamik foli edhe mbi debatet e zhvilluara mes dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe theksoi:” Gjatë këtyre debateve, të dy kandidatët po publikojnë shumë kriza dhe skandale, të cilat disa nuk i besonin apo nuk donin t’i besonin, por deklaratat e këtyre dy kandidatëve dëshmojnë qartë për zhdukjen e vlerave morale e njerëzore në Amerikë.” Ajetollah Khamenei duke u bazuar në debatet e garës presidenciale në Amerikë, theksoi se tashmë është bërë i qartë niveli i lartë i racizmit dhe i varfërisë në SHBA dhe në këtë vend 90% e pasurisë është në dorën e vetëm 1% të popullsisë dhe shtoi:” Tashmë zhdukja e vlerave njerëzore, shkelja e të drejtave të njeriut, diskriminimi dhe racizmi janë realitete të pamohueshme të shoqërisë amerikane.” Lideri suprem i revolucionit islamik theksoi:” Nëse populli iranian rezistoi përballë Amerikës në kohën e Imam Khomeinit dhe vazhdon të rezistojë edhe sot, kjo rezistencë bazohet në një logjikë të fuqishme dhe reale.”