Revolucioni islamik nuk mund të mposhtet nga arroganca botërore
Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi: “Në sajë të vigjilencës së popullit iranian, revolucioni islamik është i pamposhtur përballë komploteve të arrogancës botërore dhe sionizmit ndërkombëtar.”
Admiral Habibollah Sajari, komandant i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, me rastin e 3 Nëntorit, Ditës kombëtare të luftës kundër arrogancës botërore, deklaroi:” Që nga fillimi i revolucionit islamik e deri më sot, arroganca botërore dhe sionizmi ndërkombëtar nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për të ndalur apo devijuar lëvizjen e fuqishme të revolucionit islamik, por këto përpjekje kanë dështuar në sajë të vigjilencës dhe sakrificave të popullit besimtar iranian.” Ai tha se shpirti i rezistencës kundër shtypjes dhe padrejtësisë është ndërthurur me kulturën e popullit iranian dhe shtoi: “ Shtypja, agresioni, padrejtësitë, injorimi i të drejtave të të tjerëve dhe zhdukja e interesave të popujve të tjerë janë disa nga karakteristikat e arrogancës botërore, por populli iranian nuk i pranon këto padrejtësi dhe kurrë nuk do të lejojë që dikush të nëpërkëmbë të drejtat e tij.”