Një delegacion i lartë ekonomik i Turqisë arrin Teheranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34003-një_delegacion_i_lartë_ekonomik_i_turqisë_arrin_teheranin
Një delegacion i lartë ekonomike dhe tregtar i Turqisë i kryesuar nga Nehat Zibkçi, ministër i ekonomisë së këtij vendi, të premten në mbrëmje është nisur drejt Teheranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 05, 2016 06:43 Europe/Tirane
  • Një delegacion i lartë ekonomik i Turqisë arrin Teheranin

Një delegacion i lartë ekonomike dhe tregtar i Turqisë i kryesuar nga Nehat Zibkçi, ministër i ekonomisë së këtij vendi, të premten në mbrëmje është nisur drejt Teheranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Tibkçi ka udhëtuar drejt Teheranit me ftesë të Muhamedreza Nematzade, ministër i industrisë, minierave dhe tregtisë së Republikës Islamike të Iranit. Ai gjatë kësaj vizite përveç takimit dhe bisedimeve me Muhamedreza Nematzade, do të takohet dhe bisedojë edhe me Is'hak Xhahangiri, zv/presidentin e parë të Republikës Islamike të Iranit, me Mahmud Vaezi, ministër i telekomunikacionit të Iranit dhe kryetar i komisionit të përbashkët për bashkëpunime ekonomike dhe të Iranit dhe Turqisë, si dhe me Abas Akhundi, ministrin e rrugëve dhe urbanistikës së Iranit. Ministri i ekonomisë së Turqisë në fund të takimeve zyrtare në Teheran, do të zhvillojë edhe një konferencë për shtyp.