Ekipi iranian futbollit në rërë shkon në finale të kupës interkontinentale
Ekipi kombëtar i Iranit në futboll në rërë në ndeshjen e tij në gjysmë finale të kupës interkontinentale fitoi përballë ekipit të Tahiti dhe shkoi në ndeshjen finale të kupës interkontinentale.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se ekipi kombëtar i Iranit në futboll në rërë në takimin e gjysmë finales së kampionatit interkontinental në këtë sport, të premten u takua me ekipin kombëtar të Tahitit dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 8-6 duke kaluar kështu në ndeshjen finale. Ndeshja tjetër në këtë fazë të këtij kampionati u zhvillua mes Brazilit dhe Rusisë ku brazilianët fituan ndeshjen përballë Rusisë me rezultatin 7-0. Ekipi kombëtar i Iranit në takimet e kaluara ka mundur ekipet e Amerikës, Egjiptit dhe të Rusisë.