Ruhani kërkon vendosjen e sigurisë në rajon nëpërmjet unitetit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka kërkuar vendosjen e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme nëpërmjet Unitetit dhe solidaritetit.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në ceremoninë e hapjes së panairit të 22-të të mediave të shkruara në Teheran, vuri në dukje rrethanat e komplikuara në rajon dhe deklaroi se rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për siguri dhe kjo siguri nuk mund të arrihet ndryshe, përveçse nëpërmjet unitetit dhe solidaritetit përballë terroristëve dhe armiqve. Ruhani në vazhdim tha se sfida kryesore e sotme e Lindjes së Mesme në fushën e sigurisë është terrorizmi sëbashku me idetë e injorancës takfiriste që paraqiten nën petkun dhe ngjyrën fetare. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha se media krijon kushtet për zhvillimin e shoqërisë dhe tha se çështjet e mediave deri në masë të mundshme duhet t'i lihen njerëzve të mediave dhe të shmanget ndërhyrja e faktorëve të tjerë, sepse kultura ka një forcë më të madhe se arma dhe media është një mjet kulturor.