Larixhani: Terrorizmi, politikë e regjimit sionist për të dobësuar ummetin islam
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit tha të dielën se vazhdimi i krizave aktuale dhe zgjerimi i grupeve terroriste, janë pjesë e politikave të regjimit sionist për të dobësuar aftësitë e ummetit islam dhe shtoi se angazhimi i vendeve islame mund të ndihmojë në përfundimin e krizave në rajon.
Z. Ali Larixhani i bëri këto komente gjatë një takimi me disa përfaqësues të parlamentit tunizian. Larixhani ka thënë se mediat perëndimore janë duke bërë përpjekje për forcimin e grupeve terroriste në rajon. Ai ka shtuar se si shiitët ashtu edhe sunitët kundërshtojnë veprimet e terroristëve, por një grup i vogël që ndjek sektin vehabist me mbështetjen e disa vendeve perëndimore dhe rajonale, po mundohen të krijojnë përçarje dhe dallime mes popujve myslimanë. Larixhani po ashtu shprehu gatishmërinë e Iranit për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar midis Iranit dhe Tunizisë. Mobarakeh Barahemi, e cila kryeson delegacionin parlamentar tunizian në vizitën në Teheran, tha se diplomacia parlamentare mund të forcojë dhe konsolidojë lidhjet midis dy vendeve. Ajo tha se mediat perëndimore duke prezantuar fakte joreale, janë duke bwrw përpjekje për të zgjeruar iranofobinë në shtetet islamike. Delegacioni tunizian po ashtu ka theksuar mbi zgjerimin e shkëmbimeve kulturore, akademike dhe kërkimore mes Iranit dhe Tunizisë.