Zarif dhe Mekdad diskutojnë mbi zhvillimet në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34306-zarif_dhe_mekdad_diskutojnë_mbi_zhvillimet_në_siri
Ministri i Jashtëm i RII dhe drejtori politik i Ministrisë së Jashtme të Sirisë në takimin e zhvilluar sot në Teheran diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 07, 2016 14:47 Europe/Tirane
  • Zarif dhe Mekdad diskutojnë mbi zhvillimet në Siri

Ministri i Jashtëm i RII dhe drejtori politik i Ministrisë së Jashtme të Sirisë në takimin e zhvilluar sot në Teheran diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në Siri.

Fejsal Mekdad, drejtori politik i Ministrisë së Jashtme të Sirisë, në takimin me Muhamed Xhevad Zarif, ministër i Jashtëm i Iranit, paraqiti një raport mbi zhvillimet më të fundit në Siri dhe shprehu falënderimin për ndihmën e pakursyer të Iranit për Sirinë në luftën kundër terrorizmit. Nga ana e tij, z. Zarif theksoi se qëndrimin parimor i Iranit është lufta pa kompromis kundër grupeve terroriste dhe përkrahja e çdo inisiative për zgjidhjen e krizës siriane me mjete politike. Ministri i Jashtëm i RII tha se Teherani nuk do të ndalë kurrë ndihmën për qeveritë dhe popujt që luftojnë kundër terrorizmit.