Ministri i jashtëm iranian udhëton në Liban
Ministri i jashtëm i RII në krye të një delegacioni politik dhe ekonomik iranian, ka mbërritur sot në Bejrut, ku do të takohet me funksionarët e lartë libanezë.
Mohamed Xhevad Zarif, shef i diplomacisë iraniane, gjatë qëndrimit dyditor në Bejrut, do të takohet me presidentin libanez Mishel Aun, me kryetarin e parlamentit Nabih Berri, me kryeministrin e përkohshëm të Libanit Tamam Selam, me kryeministrin e ngarkuar për formimin e qeverisë së re Saad Hariri, si dhe me ministrinë jashtëm libanez Xhobran Basil. Takimet e z. Zarif me funksionarët libanezë do të përqendrohen në të ardhmen e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve, si dhe në trajtimin e zhvillimeve më të fundit rajonale, si kriza në Siri. Pas vizitës në Liban, ministri i jashtëm iranian do të udhëtojë në Rumani, Sllovaki dhe në republikën Ceke.