Presidenti i Libanit thekson zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin
Presidenti i Libanit ka kërkuar zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën Islamike të Iranit në të gjitha fushat.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Michael Aun, presidenti i Libanit, të hënën në takim me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit i cili po qëndron për një vizitë në Bejrut, falënderoi presidentin iranian për mesazh urimin e dërguar për atë me rastin e zgjedhjes në postin e presidentit të Libanit dhe theksoi ngritjen e nivelit të marrëdhënieve mes të dy vendeve në të gjitha fushat. Michael Aun në këtë takim shtoi se takimi i përbashkët ekonomik i Iranit dhe Libanit i cili do të zhvillohet sot (të martën) në Bejrut, gjithashtu do të luajë rol të madh në zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve. Presidenti libanez gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të të gjitha vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe deklaroi: "Libani është duke luftuar me grupet terroriste të cilat kanë sulmuar territorin e këtij vendi". Në lidhje me situatën në Siri, Michael Aun gjithashtu theksoi zgjidhjen e krizës së këtij vendi nëpërmjet rrugëve politike dhe kthimin e personave të shpërngulur në këtë vend. Vlen të theksohet se ministri i jashtëm i Iranit dje në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik ka arritur në Liban dhe sot do të takohet me Nabie Bari, kryetarin e Parlamentit të Libanit, me Tamam Salam, kryeministrin në detyrë aktuale dhe me Sa'd Hariri, kryeministri i emëruar për formimin e qeverisë së re në Liban. Ministri i punëve të jashtme të Iranit pas Libanit, do të udhëtojë për në Rumani, Sllovaki dhe në Republikën e Çekisë.