Rast i përshtatshëm për investim në Iran
Ministri i punës dhe mirëqenies sociale të Iranit deklaroi se tregu 300 milionë njerëz i rajonit, konsiderohet një rast shumë i përshtatshëm për investimin e kompanive ndërkombëtare në Iran.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Ali Rabi'i, ministri i punës dhe mirëqenies sociale të Iranit, të martën në takim me Xhan Tsang Çun Va, ministër i financave të Hong Kongut i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, deklaroi: "Duke marrë parasysh potencialet e shumta të Iranit në sektorin e prodhimit të lëndëve ushqimore, petrokimike dhe të energjisë, janë krijuar kushte të përshtatshme për zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike mes Iranit dhe botës". Ministri i financave të Hong Kongut gjithashtu i vlerësoi të shumta raste për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve tregtare të rajonit me Iranin dhe deklaroi: "Bashkimi i hekurudhës së Azisë me atë të Evropës nëpërmjet Iranit, konsiderohet një privilegj i rëndësishëm për Republikën Islamike të Iranit, prandaj në këtë drejtim kompanitë iraniane mund të përfitojnë edhe nga potencialet tregtare dhe ekonomike të Hong Kongut.