Damasku: Amerika po bënë përpjekje për të mbuluar humbjet e ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34489-damasku_amerika_po_bënë_përpjekje_për_të_mbuluar_humbjet_e_isis
Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë deklaroi se Amerika dhe aleatet e saj rajonal po bëjnë përpjekje për të mbuluar humbjet e grupit terrorist ISIS në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 09, 2016 04:01 Europe/Tirane
  • Damasku: Amerika po bënë përpjekje për të mbuluar humbjet e ISIS

Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë deklaroi se Amerika dhe aleatet e saj rajonal po bëjnë përpjekje për të mbuluar humbjet e grupit terrorist ISIS në Siri.

Fejsal Mekdad, zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë, në një intervistë për agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve, tha: "ISIS në Siri është duke u shkatërrua, mirëpo mbështetësit e tij me anë të propagandës së gjerë synojnë të krijojnë një atmosferë kundër Sirisë për të mbuluar fitoret e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Sirisë kundër terroristëve". Mekdad në vazhdim vuri në dukje se Amerika, regjimi sionist dhe disa vende të rajonit si Arabia Saudite dhe Katari, me mbështetjen financiare dhe me armatim ndaj terroristëve synojnë të shkatërrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Sirisë. Mirëpo kjo politikë e tyre antisiriane nuk ka rezultat. Mekdad gjithashtu e vlerësoi shumë pozitiv dhe konstruktiv organizimin e komisionit të përbashkët politik të Iranit dhe Sirisë dhe deklaroi: "Organizimi i takimeve të tilla do të vazhdojë në mënyrë aktive".