Cili është reagimi i zyrtarëve iranianë ndaj fitores së Trump?
Zgjedhja e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shkaktuar reagime të ndryshme në mesin e zyrtarëve të RII.
Hasan Ruhani, president i RII, të mërkurën në takimin e qeverisë, duke thënë se dinjiteti dhe pavarësia e Iranit i takon vetëm vullnetit të popullit iranian dhe ndryshimet e qeverive të huaja nuk kanë asnjë ndikim për RII, ka shtuar: Politika e Iranit për të qenë konstruktiv me botën, heqja e sanksioneve dhe marrëdhëniet ekonomike me të gjitha vendet, janë në rritje dhe nuk ka kthim mbrapa. Ruhani duke deklaruar se ' sot Amerika nuk e posedon aftësinë për të shfrytëzuar iranofobinë dhe krijimin e konsensusit global kundër Iranit", ka shtuar se qëndrimi i Amerikës në bashkësinë ndërkombëtare dhe në opinionin publik botëror është dobësuar për shkak të politikave të saj të gabuara dhe zgjerimi i hendekut në Evropë dhe në mbarë botën, e ka goditur rëndë pozicionin e këtij vendi. Ndërkaq, ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif, pas takimit me homologun e tij rumun, në përgjigje të pyetjes rreth qëndrimit të tij për zgjedhjen e Donald Trump në postin e presidentit të Amerikës, ka thënë se sot bota kupton më shumë se kurrë realitetin dhe i njeh mirë politikat e Amerikës. Po ashtu edhe sekretari i Këshillit të lartë të sigurisë kombëtare të RII, në lidhje me zgjedhjen e Trump në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë: Zgjedhja e presidentit të 45-të të Amerikës tregon rritjen e frustrimit dhe mosbesimit të shumicës së shoqërisë ndaj strukturës dhe qasjeve aktuale në këtë vend. Admiral Ali Shamkhani ka thënë se politikat e Amerikës nuk kanë asnjë ndikim politik, ekonomik dhe të sigurisë në RII dhe ka shtuar: Politika e RII mbështet në popull dhe në kapacitetin e brendshëm dhe Irani gjithmonë ka treguar urtësi, dinjitet dhe maturi kundrejt zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare.