Zarif: Sot në Amerikë janë befasuar shumë njerëz
(last modified Thu, 10 Nov 2016 05:34:31 GMT )
Nëntor 10, 2016 06:34 Europe/Tirane
  • Zarif: Sot në Amerikë janë befasuar shumë njerëz

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se aktualisht në Amerikë janë befasuar shumë njerëz për shkak se nuk e kanë njohur realitetin e botës dhe mendonin se është aparati politik ai që cakton të ardhme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të martën në mbrëmje në takim me iranianët me qëndrim në Rumani që u zhvillua në Bukuresht, tha: "Zgjedhjet në Amerikë përkundër shumë parashikimeve shkuan drejt një rruge të cilën nuk mund ta parashikonin parashikuesit dhe analistët dhe kjo është për shkak të një realiteti i cili nuk kufizohet vetëm me Amerikën, por bota është duke ndryshuar. Bota është duke ndryshuar, prandaj kanë ndryshuar edhe rregullat dhe metodat e lojës së saj, nëse do të mësoni metodat e lojërave ndërkombëtare dhe të veproni në bazë të metodave të reja të lojërave ndërkombëtare, mund të jeni efikas dhe nëse dëshironi të ecni sipas metodave të vjetra, nuk do të keni ndikim të madh në të ardhmen". Zarif duke ju drejtuar iranianëve në diasporë, gjithashtu tha: "Iranianët në diasporë janë prezantues të kulturës, civilizimit dhe sjelljes dhe dinjitetit të popullit iranian. Rasti për prezantimin e Iranit dhe iranianëve për popujt e ndryshëm të botës është një rast shumë i çmuar të cilin duhet ta vlerësojnë të gjithë iranianët". Vlen të theksohet se ministri i punëve të jashtme të Iranit në vazhdim të turneut të tij në tre vende të Evropës Lindore, sot në mëngjes ka arritur në Bratislavë, kryeqytetin e Sllovakisë.

Tags