Kolonel Bageri: Kapaciteti raketor i Iranit është ngritur
Kapaciteti raketor i Iranit ngrihet nga viti në vit.
Kështu deklaroi sot Muhamed Bagheri, në ceremoninë e 55-të të përvjetorit të gjeneral Husein Tehrani Mukadam. Përpara forcave raketore të gardës revolucionare Sepah, kolonel Muhamed Bageri tha: Shpejtësia e progresit raketor të Iranit është aq e lartë saqë edhe krerët e vendeve hegjemoniste të cilët projektojnë sisteme anti-raketore, nuk kanë mundur të pengojnë shpejtësinë, fuqinë dhe kapacitetin raketor të Iranit. Ai foli mbi kërcënimet e regjimit sionist kundër Iranit tha: Fundi i një lufte me Iranin nuk mund të parashikohet dhe armiku do të pësojë disfatë të rëndë. Kolonel Bagheri tha se rezistenca po forcohet nga dita në ditë dhe shtoi se RII pa patur asnjë pikësynim qoftë për edhe një pëllëmbë tokë nga territori i vendeve fqinje, ndjek interesat e saj dhe të islamit dhe ndihmon të përvuajturit.