Irani merr pjesë në panairin hallall të Spanjës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34723-irani_merr_pjesë_në_panairin_hallall_të_spanjës
Sesioni i dytë i panairit hallall të Spanjës "Ekspo Hallall" është hapur të shtunën me pjesëmarrjen e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 11, 2016 04:02 Europe/Tirane
  • Irani merr pjesë në panairin hallall të Spanjës

Sesioni i dytë i panairit hallall të Spanjës "Ekspo Hallall" është hapur të shtunën me pjesëmarrjen e Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në ceremoninë e hapesë së pavijonit të Iranit në këtë panair, ishin të pranishëm Muhamed Hasan Fadaifard, ambasadori i Iranit në Spanjë dhe Alireza Ismaili, konsulli kulturor i Iranit në Spanjë. Ky panair ka mbi 60 pavijone nga vende të ndryshme të botës në të cilat prezantohen produkte dhe shërbime të ndryshme si nga sektori i ushqimit, turizmit, sektori financiar dhe i logjistikës. Në pavijonin e Republikës Islamike të Iranit, përveç produkteve ushqimore hallall, janë ekspozuar edhe 30 modele rrobash sipas standardeve islame nga Instituti Kulturor dhe Artistik për zhvillimin e artëve bashkëkohore.