Zarif arrin në Pragë
Mohamed Xhevad Zarif në vazhdim të vizitës së tij në Evropën Lindore, mbrëmë ka arritur në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Zarif në këtë vizitë do të zhvillojë bisedime me homologun e tij cek si dhe me presidentin dhe kryeministrin e Çekisë. Ministri i jashtëm i RII po ashtu do të mbajë fjalim edhe në samitin tregtar të RII dhe Republikës së Çekisë. Ministri i Jashtëm i RII gjatë vizitës së tij në Sllovakinë takimin me homologun e tij sllovak në Bratislavë, kërkoi heqjen e kufizimeve për marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe politike mes Iranit dhe Sllovakisë. Ai po ashtu ka zhvilluar takime edhe me presidentin dhe kryeministrin e Sllovakisë. Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif dhe homologu i tij sllovak Miroslav Lajcak kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi të enjten për të siguruar terrenin për forcimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Sllovakisë. Z. Zarif po ashtu ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të biznesmenëve të të dyja vendeve.