Zarif arrin në Pragë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34741-zarif_arrin_në_pragë
Mohamed Xhevad Zarif në vazhdim të vizitës së tij në Evropën Lindore, mbrëmë ka arritur në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 11, 2016 04:31 Europe/Tirane
  • Zarif arrin në Pragë

Mohamed Xhevad Zarif në vazhdim të vizitës së tij në Evropën Lindore, mbrëmë ka arritur në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Zarif në këtë vizitë do të zhvillojë bisedime me homologun e tij cek si dhe me presidentin dhe kryeministrin e Çekisë. Ministri i jashtëm i RII po ashtu do të mbajë fjalim edhe në samitin tregtar të RII dhe Republikës së Çekisë. Ministri i Jashtëm i RII gjatë vizitës së tij në Sllovakinë takimin me homologun e tij sllovak në Bratislavë, kërkoi  heqjen e kufizimeve për marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe politike mes Iranit dhe Sllovakisë. Ai po ashtu ka zhvilluar takime edhe me presidentin dhe kryeministrin e Sllovakisë. Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif dhe homologu i tij sllovak Miroslav Lajcak kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi të enjten për të siguruar terrenin për forcimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Sllovakisë.  Z. Zarif po ashtu ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të biznesmenëve të të dyja vendeve.