Përpjekje për ndalimin e shitjes së avionëve Boeing Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34792-përpjekje_për_ndalimin_e_shitjes_së_avionëve_boeing_iranit
Me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale dhe me mundësinë e ndryshimit të qëndrimeve të Uashingtonit ndaj Iranit, komiteti disiplinor i Kongresit amerikan ka në plan të anulojë shitjen e 80 avionëve civilë Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 11, 2016 14:06 Europe/Tirane
  • Përpjekje për ndalimin e shitjes së avionëve Boeing Iranit

Me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale dhe me mundësinë e ndryshimit të qëndrimeve të Uashingtonit ndaj Iranit, komiteti disiplinor i Kongresit amerikan ka në plan të anulojë shitjen e 80 avionëve civilë Iranit.

Të hënën e ardhshme fillon punën Kongresi i ri që dominohet tashmë nga republikanët dhe pritet që kongresistët republikanë të paraqesin një projektligj të ri anti-iranian që ndalon cdo bashkëpunim bankar mes SHBA dhe Iranit si dhe bllokon shitjen e 80 avionëve të kompanisë Boeing për Iranin. Nëse ky projektligj miratohet nga Kongresi, eventualisht do të përballet me veton e presidentit aktual Barak Obama, por më pas do të firmoset nga presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.