Përpjekje për ndalimin e shitjes së avionëve Boeing Iranit
Me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale dhe me mundësinë e ndryshimit të qëndrimeve të Uashingtonit ndaj Iranit, komiteti disiplinor i Kongresit amerikan ka në plan të anulojë shitjen e 80 avionëve civilë Iranit.
Të hënën e ardhshme fillon punën Kongresi i ri që dominohet tashmë nga republikanët dhe pritet që kongresistët republikanë të paraqesin një projektligj të ri anti-iranian që ndalon cdo bashkëpunim bankar mes SHBA dhe Iranit si dhe bllokon shitjen e 80 avionëve të kompanisë Boeing për Iranin. Nëse ky projektligj miratohet nga Kongresi, eventualisht do të përballet me veton e presidentit aktual Barak Obama, por më pas do të firmoset nga presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.