Zarif takohet me kryetarin e Parlamentit të Çekisë
Nëntor 11, 2016 14:14 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm i Iranit në takimin e zhvilluar sot me kryetarin e Parlamentit të Çekisë diskutoi mbi mundësitë e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të forcimit të bashkëpunimit mes dy parlamenteve.
Z. Muhamed Xhevad Zarif, ministër i punëve të Jashtme të RII në takimin e zhvilluar sot në Pragë me z. Jan Hamacek, kryetar i Parlamentit të Republikës Çeke shkëmbeu pikëpamjet mbi marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe mbi krizat e ndryshme rajonale e ndërkombëtare. Pas këtij takimi, ministri i Jashtëm iranian mbajti një fjalim të shkurtër para deputetëve të Parlamentit të Çekisë.
Tags