Muhamed Resulullah(s.a.v.s), filmi i tretë më i shitur në Turqi
Filmi Muhamed Resulullah (s.a.v.s), është filmi i tretë më i shitur në Turqi.
Sipas një njoftimi të Parstoday, filmi Muhamed Resulullah (s.a.v.s) me regjisor Maxhid Maxhidi, është transmetuar në Turqi dhe është parë nga më shumë se 183 mijë persona. Ndërkohë sajti Numbers thotë se ky film gjatë javës së kaluar ka qenë filmi i tretë më i shitur në Turqi dhe nga shitja janë mbledhur më shumë se 677 mijë dollarë. Gazeta turke Sabah në Turqi në një artikull të quajtur “ Zotëria na ka bërë të qajmë” shkruan se skenari i filmi Muhamed Resulullah, ndikon shumë tek teleshikuesi. Filmi Muhamed Resulullah është një ndër filmat më të shitur pas filmit Purgatori i Ron Hauard dhe pas filmit “ Kurrë mos u kthe” të Jack Richer. Filmi Muhamed Resulullah për momentin po transmetohet në 400 kinema të Turqisë. Më 17 nëntor ky film do të transmetohet në Bagdad dhe më pas në 10 provinca të tjera të Irakut. Filmi më herët është transmetuar në mënyrë të veçantë për disa klerikë të njohur shiitë, sunitë dhe të fiseve nomade në Irak. Filmi Muhamed Resulullah (s.a.v.s) është prodhuar me një buxhet prej 35 milion dollarësh dhe është një nga filmat më me shpenzime në historinë e kinemasë së Iranit. Ky film i përket botës islame dhe qëllimi i prodhimit të tij është forcimi i integrimit mes myslimanëve.