Zarif përfundon turneun e tij në Evropën Lindore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34876-zarif_përfundon_turneun_e_tij_në_evropën_lindore
Ministri i punëve të jashtme të Iranit pas vizitës turneut katër ditor dhe bisedimeve me funksionarët e lartë të Rumanisë, Sllovakisë dhe të Republikës së Çekisë, është kthyer në Teheran.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 12, 2016 10:31 Europe/Tirane
  • Zarif përfundon turneun e tij në Evropën Lindore

Ministri i punëve të jashtme të Iranit pas vizitës turneut katër ditor dhe bisedimeve me funksionarët e lartë të Rumanisë, Sllovakisë dhe të Republikës së Çekisë, është kthyer në Teheran.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, turneun e tij në disa vende të Evropës Lindore e ka filluar të martën nga Bukureshti, kryeqyteti i Rumanisë. Në këtë vizitë Zarif është shoqëruar nga një delegacion 30 anëtarësh aktivistë ekonomikë të Iranit. Kjo vizitë e ministrit të jashtëm iranian është zhvilluar në kuadër të zgjerimit të marrëdhënieve dhe realizimin e qëllimeve ekonomike pas marrëveshjes bërthamore. Vizita e z. Zarif në Rumani është vizita e parë e një ministri të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në këtë vend në dy dekadat e kaluara. Ministri i jashtëm iranian gjatë kësaj vizite është takuar me ministrin e jashtëm, kryeministrin, me presidentin dhe me kryetarin e Parlamentit të Rumanisë. Sllovakia ishte destinacioni i dytë i ministrit të jashtëm iranian gjatë turneut të tij në Evropën Lindore ku gjatë vizitës në këtë vend ka zhvilluar takime dhe bisedime me presidentin, kryeministrin dhe me ministrin e punëve të jashtme të Sllovakisë. Destinacioni i fundit i ministrit të jashtëm iranian në këtë turne ishte Praga ku gjatë vizitë në këtë Çeki, ai ka zhvilluar takime dhe bisedime me kryetarin e Parlamentit, me ministrin e punëve të jashtme dhe me kryeministrin e Republikës së Çekisë. Zarif para fillimit të këtij turneu në Evropën Lindore, ka zhvilluar një vizitë edhe në Liban ku është takuar dhe ka biseduar me Michael Aun, presidentin e Libanit, me Sa'd Hariri, të emëruarin për formimin e qeverisë së re të Libanit, me Tamam Salam, kryeministrin në detyrë të këtij vendi, me ministrin e jashtëm libanez Xhobran Basil dhe me Nabie Bari, kryetarin e Parlamentit të Libanit.