De Mistura arriti për një vizitë në Teheran
Nëntor 12, 2016 14:23 Europe/Tirane
Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë, sot arriti për një vizitë në Teheran.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Steffande Mistura, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë, ka arritur për një vizitë në Teheran me ftesë të Sadegh Husein Xhaberi Ansari, sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit. Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë gjatë kësaj vizite do të takohet dhe bisedojë me funksionarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me zhvillimet në Siri.
Tags