Di Mistura në Teheran për të diskutuar mbi zhvillimet në Siri
I dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Sirisë, ka zhvilluat sot një takim me zv/ministrin e jashtëm të RII për çështje arabe dhe afrikane.
Stefan Di Mistura, i dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Sirisë sot (e shtunë) ka arritur në Teheran, ku ka zhvilluar një takim me z. Husejn Xhaberi Ansar, zv/ministrin e jashtëm të RII për çështje arabe dhe afrikane. Xhaber Ansari ka theksuar mbi zgjidhjen politike të krizës në Siri dhe ka shtuar se Teherani është duke zhvilluar konsultime me vende të ndryshme të rajonit dhe të botës si dhe po bën përpjekje për organizimin e takimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe me vende të ndryshme. Zv/ministri i jashtëm të RII për çështje arabe dhe afrikane ka njoftuar për kërkesën e BE që i ka drejtuar Iranit për organizimin e takimit trepalësh me praninë e Sirisë, në lidhje me ndihmat humanitare në rajonet e prekura nga kriza në Siri dhe ka shtuar se kërkesa për organizimin e takimit trepalësh e bërë nga BE është duke u shqyrtuar edhe është e mundur që takimi trepalësh për dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet e prekura nga kriza në Siri pritet të organizohet shumë shpejt. Irani çdoherë ka theksuar se zgjidhja e krizës në Siri mund të bëhet vetëm nëpërmjet rrugëve politike dhe në kuadër të konsultave me përfaqësuesin special të OKB për çështjen e Sirisë.