Kasemi: Forcat ushtarake të Iranit ndjekin nga afër çdo lëvizje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34930-kasemi_forcat_ushtarake_të_iranit_ndjekin_nga_afër_çdo_lëvizje
Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të RII tha se forcat ushtarake iraniane ndjekin nga afër çdo lëvizje dhe ndryshim të forcave në Gjirin Persik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 12, 2016 15:54 Europe/Tirane
  • Kasemi: Forcat ushtarake të Iranit ndjekin nga afër çdo lëvizje

Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të RII tha se forcat ushtarake iraniane ndjekin nga afër çdo lëvizje dhe ndryshim të forcave në Gjirin Persik.

Z. Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të RII, tha se të gjitha njësitë e forcave të armatosura të RII janë gjithmonë vigjilente dhe të koordinuara në ruajtjen e hapësirës ajrore, tokësore e detare të Iranit përballë çdo agresioni eventual. Përsa i përket rritjes së numrit të incidenteve mes anijeve patrulluese dhe luftanijeve amerikane në Gjirin Persik, z. Kasemi tha se shumë nga këto ngjarje të cilat shpeshherë ekzagjerohen nga mediat perëndimore, janë diçka normale. Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të RII tha se prania e forcave të huaja ushtarake në Gjirin Persik bëhet shkak për incidente të pakëndshme, por forcat e armatosura të Iranit do të vazhdojnë të zbatojnë përgjegjësitë e tyre për ruajtjen e kufijve të shenjtë të RII. Ai shtoi se nëse forcat e huaja përpiqen tu afrohen kufijve të Iranit, do të përballen me përgjigjen shkatërrimtare të forcave ushtarake iraniane.