Irani dhe Hungaria kanë qëndrime të përbashkëta
Ministri i punëve të jashtme i RII në takimin e zhvilluar sot në Teheran me kryetarin e parlamentit hungarez, deklaroi se Irani dhe Hungaria kanë qëndrime të përbashkëta në lidhje me çështje të rëndësishme rajonale e ndërkombëtare.
Z. Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII dhe z. Laslo Kover , kryetar i parlamentit të Hungarisë, theksoi se Evropa duhet të luajë një rol më aktiv dhe më të rëndësishëm në fushat e reja rajonale e ndërkombëtare dhe shtoi se politika e durimit dhe e pritjes nuk është përgjigje adekuate ndaj çështjeve të mprehta që preokupojnë botën. Duke folur mbi fusha të gjera të bashkëpunimit mes Iranit dhe Hungarisë, z. Zarif tha se Irani dhe Hungaria kanë potenciale të shumta bahskëpunimi në fushën politike, ekonomike, shkencore, kulturore, teknologjike dhe parlamentare në favor të interesave të dy popujve. Ministri i jashtëm iranian tha se gjatë vizitës së vitit të kaluar të kryeministrit hungarez në Iran, u nënshkruan marrëveshje shumë të mira bashkëpunimi, të cilët do të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Nga ana e tij, kryetari i parlamentit të Hungarisë deklaroi se Budapesti e konsideron Teheranin si një partner strategjik dhe është i gatshëm të zgjerojë marrëdhëniet me Iranin si një vend i madh e i fuqishëm. Z. Laslo Kover theksoi se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe G 5+1 duhet të zbatohet me përpikëri dhe shtoi se asgjë nuk duhet të pengojë zbatimin e kësaj marrëveshje.