Parlamentet e Iranit dhe Rusisë të vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35092-parlamentet_e_iranit_dhe_rusisë_të_vendosur_për_zgjerimin_e_marrëdhënieve
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit dhe kryetarja e Dumës së Rusisë kanë deklaruar vendosmërinë e të dy vendeve për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimeve për tu dhënë fund krizave rajonale duke përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2016 03:19 Europe/Tirane
  • Parlamentet e Iranit dhe Rusisë të vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit dhe kryetarja e Dumës së Rusisë kanë deklaruar vendosmërinë e të dy vendeve për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimeve për tu dhënë fund krizave rajonale duke përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit dhe znj. Valentina Matviyenko, kryetarja e Këshillit të Federatës së Rusisë (Dumas), të dielën në Teheran kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimeve të rëndësishme të rajonit. Krerët e parlamenteve të Iranit dhe Rusisë kanë marrë pjesë edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp në të cilën deklaruan se marrëdhëniet e Iranit dhe Rusisë, sidomos gjatë viteve të fundit janë zgjeruar në masë të madhe. Z. Ali Larixhani me këtë rast deklaroi: Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë bashkëpunimet e saj me Rusinë në luftën kundër terrorizmit në rajon. Nga ana e saj znj. Valentina Matviyenko deklaroi: "Mes parlamenteve të Rusisë dhe Iranit janë krijuar marrëdhënie të mira dhe këto marrëdhënie kanë rëndësi të madhe në rrethanat e ndjeshme të rajonit dhe të botës". Vlen të theksohet se kryetarja e Dumas së Rusisë të dielën pasdite në krye të një delegacioni parlamentar arriti në Teheran. Qëllimi i kësaj vizite sipas znj. Valentina Matviyenko, është çuarja përpara e marrëdhënieve bilaterale në fusha të ndryshme dhe shtimi i bashkëpunimeve në Lindjen e Mesme sidomos për të luftuar kundër terrorizmit anti-sirian.