Ambasadori i Sirisë në Teheran shpreh ngushëllime për martirizimin e Khazai
Ambasadori i Sirisë në Teheran ka shprehur ngushëllime me rastin e martirizimit të gazetarit të Radio-Televizionit të Republikës Islamike të Iranit në qytetin Alepo të Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Adnan Mahmud, ambasadori i Sirisë në Teheran, të dielën me anë të një mesazhi ngushëllues me rastin e martirizimit të Mohsen Khazai, gazetar i Radio-Televizionit të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi: Fitoret e ushtrisë së Sirisë dhe aleatëve të saj në qytetin Alepo dhe në rajonet e tjera të Sirisë, i kanë vendosur terroristët dhe mbështetësit e tyre në një gjendje të çmendur, prandaj terroristët për të mbuluar humbjet e tyre po sulmojnë mediet". Adnan Mahmud ka theksuar gjithashtu se martir Mohsen Khazai dhe bashkëpunëtorët e tjerë mediatikë gjatë kryerjes së misionit të tyre profesional, po transmetojnë për të gjithë botën realitetet në Siri dhe të vërtetat e krimeve të egra të grupeve terroriste kundër qytetarëve të pafajshëm sirianë. Vlen të theksohet se Mohsen Khazai, gazetar i RTV të Republikës Islamike të Iranit të shtunën më 12 nëntor është martirizuar gjatë përgatitjes së lajmeve dhe reportazheve informative në qytetin Alepo të Sirisë.