Ministri iranian i urbanistikës shkon për një vizitë në Kinë
Ministri iranian i urbanistikës ka shkuar për një vizitë në Kinë me qëllim zgjerimin e bashkëpunimeve dypalëshe në fushën e transportit dhe urbanistikës.
Abas Akhundi, sot në krye të një delegacioni të lartë arriti për një vizitë në Kinë. Gjatë qëndrimit në Kinë ai do të takohet me homologun e tij kinez dhe do të kryejë vizita në disa qendra të transportit hekurudhor, rrugëve dhe urbanistikës. Pas kësaj ai pritet të takohet me kryeministrin, ministrin e strehimit dhe zhvillimit të qyteteve dhe fshatrave në Kinë, me autoritete të bankës Exim Bank, bankës së zhvillimit dhe investimit infrastrukturor AIIB, si dhe me shumë funksionarë të tjerë të kinës. Përveç kësaj në ambientet e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, ministri Akhundi do të marrë pjesë në një simpozium me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të kompanive kineze në sektorin e transportit, tregtisë dhe biznesit.