Zëdhënësi Kasemi dënon vrasjen e zimbajtësve huseinianë në Nigeri
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi sot vrasjen e zimbajtësve huseinianë në Nigeri.
Behram Kasemi, reagoi ndaj vrasjes së zimbajtësve huseianinë në qytetin Kanoi të Nigerisë dhe tha: Përsëritja e një krimi të tillë ku vritet një grup njerëzish të parrezikshëm në kohën e kryerjes së ceremonive fetare, është akt shqetësues dhe i papranueshëm. Behram Kasemi u kërkoi autoriteteve të Nigerisë që të jenë të përgjegjshëm përballë dhunës dhe akteve përçarëse dhe prej tyre kërkoi të marrin masat për të parandaluar të tilla krime. Numri i personave të vrarë ditën e hënë nga sulmet e ushtrisë së Nigerisë kundër myslimanëve shiitë në qytetin Kanoi të këtij vendi, ka arritur në 100 persona. Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Lëvizja Islamike e Nigerisë ka deklaruar se myslimanët shiitë të Nigerisë gjatë një ceremonie të zimbajtjes me rastin e përvjetorit të Arbainit Huseinit ishin duke ecur në këmbë nga qyteti Kanoi në drejtim të qytetit Kaduna kur janë sulmuar nga forcat e ushtrisë së këtij vendi. Në këtë sulm janë vrarë të paktën 100 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë. Forcat e ushtrisë së Nigerisë për të shpërndarë myslimanët shiitë të mbledhur në mënyrë paqësore në një ceremoni të zimbajtjes me rastin e Arbainit të Imam Huseinit (a.s.), kanë përdorur gazin lotsjellës dhe plumba luftarak.