Rezoluta e OKB për të drejtat e njeriut në Iran, e pavlefshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35320-rezoluta_e_okb_për_të_drejtat_e_njeriut_në_iran_e_pavlefshme
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, miratimin e një rezolute në komitetin e tretë të AP të OKB për të drejtat e njeriut kundër Iranit, e ka quajtur të politizuar dhe të pavlefshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2016 05:24 Europe/Tirane
  • Rezoluta e OKB për të drejtat e njeriut në Iran, e pavlefshme

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, miratimin e një rezolute në komitetin e tretë të AP të OKB për të drejtat e njeriut kundër Iranit, e ka quajtur të politizuar dhe të pavlefshme.

Behram Kasemi dje në mbrëmje reagoi ndaj miratimit të rezolutës për të drejtat e njeriut kundër Iranit në komitetin e tretë të AP të OKB dhe tha: Me padyshim kjo rezolutë është miratuar pa marrë parasysh realitetin në Iran, por vetëm duke u mbështetur në ambiciet politike. Behram Kasemi shprehu keqardhjen nga fakti se të drejtat e njeriut përdoret si mjet për realizimin e qëllimeve të caktuar dhe tha se sa herë që ky mjet të përdoret nga vendet perëndimore për t’iu kundërvënë vendeve të pavarura, asnjëherë kjo nuk do të pranohet. Republika Islamike e Iranit është një sistem demokratik-fetar i bazuar në politika themelore dhe kushtetutë dhe ajo është kundër racizmit dhe përdorimit të çështjes së të drejtave të njeriut për qëllime të caktuara.