Irani mirëpret bisedimet e paqes në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35404-irani_mirëpret_bisedimet_e_paqes_në_jemen
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII deklaroi se Irani mirëpret fillimin e raundit të ri të negociatave të paqes në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 16, 2016 16:37 Europe/Tirane
  • Irani mirëpret bisedimet e paqes në Jemen

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII deklaroi se Irani mirëpret fillimin e raundit të ri të negociatave të paqes në Jemen.

Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII, duke mirëpritur armëpushimin dhe fillimin e negociatave të paqes mes palëve jemenase, theksoi se RII gjithmonë ka përkrahur zgjidhjen e krizës në Jemen nëpërmjet bisedimeve politike. Ai shtoi se Irani dëshiron që mosmarrëveshjet të zgjidhen me mjete paqësore, për të lehtësuar vuajtjet e popullit jemenas dhe për të hequr bllokadën çnjerëzore që i është imponuar këtij populli. Ministria e jashtme e Omanit të martën bëri të ditur se grupet jemenase kanë rënë dakord për rifillimin e bisedimeve të paqes me 17 nëntor.