Amir Abdulahjan: Politika e Amerikës në periudhën e Trump e paparashikuar
Asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit për çështje ndërkombëtare, deklaroi: "Politika e Amerikës pas ardhjes në pushtet të Donald Trump, është e paparashikueshme ashtu si zhvillimet e shpejta në Lindjen e Mesme.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit për çështje ndërkombëtare, të mërkurën në takim me Negovin Hong Tang, ambasadori i Vietnamit në Teheran, shtoi se politika e Amerikës ndaj rajonit të Lindjes së Mesme dhe botës gjithnjë ka qenë e bazuar në sistemin hegjemonist. Amir Abdulahjan në vazhdim tha se Shtëpia e Bardhë duhet të tregojë përkushtim më të madh ndaj rrugëzgjidhjeve politike për krizat e rajonit si kriza siriane, sepse Amerika duhet të veprojë në rrugën e racionalizmit dhe maturisë në mënyrë që të vendoset qetësia në Lindjen e Mesme. Z. Amir Abdulhajan në këtë takim gjithashtu mirëpriti zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Vietnamit. Nga ana e tij, ambasadori i Vietnamit në Iran u shpreh i kënaqur me formimin e grupit miqësor parlamentar mes Iranit dhe Vietnamit dhe deklaroi: "Vietnami kërkon zgjerimin e marrëdhënieve parlamentare me Iranin dhe në këtë kuadër nuk do të humbë asnjë rast.