Në Iran nuk ekzistojnë akte terroriste
Nëntor 17, 2016 16:55 Europe/Tirane
Ministri iranian i inteligjencës, deklaroi se grupet terroriste nuk do të mund të kryejnë akte terroriste në Iran.
Sejed Mahmud Alavi, ministër i inteligjencës i RII, inspektoi sot zonën kufitare Shalamche, në jugperëndim të Iranit, ku para gazetarëve deklaroi se megjithë përpjekjet e armiqve rajonalë dhe ndërkombëtarë, deri tani nuk është lejuar hyrja e asnjë elementi terrorist në territorin e RII. Ai gjithashtu shtoi se forcat iraniane të sigurisë kanë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë së pelegrinëve iranianë që po udhëtojnë drejt Qerbelasë dhe në këtë kuadër kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë dhe konstruktiv me forcat irakiane të sigurisë.
Tags