Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Iranit dhe Brazilit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35563-zgjerimi_i_bashkëpunimit_ekonomik_dhe_tregtar_midis_iranit_dhe_brazilit
Ministri i ekonomisë dhe i financave i RII dhe ministri i industrisë dhe tregtisë i Brazilit, kanë theksuar për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 18, 2016 06:54 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Iranit dhe Brazilit

Ministri i ekonomisë dhe i financave i RII dhe ministri i industrisë dhe tregtisë i Brazilit, kanë theksuar për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

Ali Taib Nia, ministër i ekonomisë dhe i financave i RII, të enjten në margjinat e takimit të katër të Komisionit të përbashkët të bashkëpunimit ekonomik mes Iranit dhe Brazilit, gjatë takimit me Marcos Pereira, ministër i industrisë dhe tregtisë i Brazilit, ka thënë: Zgjerimi i marrëdhënieve tregtare me Brazilin në sferat e bujqësisë dhe industrisë ka një rëndësi të madhe për Iranin. Taib Nia, duke numëruar aftësitë eksportuese të Iranit në sektorët e gazit, naftës si dhe industrisë artizanale, ka shtuar: Këto mundësi do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e  nivelit të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve. Taib Nia në lidhje me marrëveshjen e Iranit dhe Brazilit për heqjen e tarifave doganore, taksave dhe vendosjen e lehtësimeve në marrëdhëniet bankare midis dy vendeve, ka thënë se do të jenë faktori kyç i zgjerimit të bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve. Nga ana e tij, ministri i industrisë dhe tregtisë i Brazilit ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me RII.