Ligjëratat e namazit të së premtes në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35581-ligjëratat_e_namazit_të_së_premtes_në_teheran
Ligjëruesi i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit deklaroi se Arabaini Husejni është manifestim i unitetit dhe rezistencës së myslimanëve të botës, duke përfshirë shiitë dhe sunitë përballë armiqve të Islamit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2016 10:36 Europe/Tirane
  • Ligjëratat e namazit të së premtes në Teheran

Ligjëruesi i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit deklaroi se Arabaini Husejni është manifestim i unitetit dhe rezistencës së myslimanëve të botës, duke përfshirë shiitë dhe sunitë përballë armiqve të Islamit.

Ajetullah Muhamed Emami Kashani, ligjëruesi i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit, vuri në dukje përpjekjet e arrogancës dhe sionizmit botëror për të krijuar mosmarrëveshjes mes umetit Islam, theksoi se prania e miliona myslimanëve ndjekës të shkollave të ndryshme islame në ceremoninë madhështore të Arbainit Husejnit, tregon vendosmërinë e tyre për të rezistuar përballë të gjitha komploteve anti-islame. Ajetullah Emami Kashani tha se vlerat islame janë realizuar në shkretëtirën e Qerbelasa, prandaj madhëria e Arbainit është kjo që ka tronditur arrogancën botërore. Bota islame duhet t'i njoh saktësisht dhe me vigjilencë komplotet e Amerikës dhe të regjimit sionist dhe duhet të pengojë zbatimin e programeve të tyre të sakte kundër vendeve të rajonit. Ajetullah Emami Kashani ka shprehur shqetësime për vazhdimin e gjakderdhjeve në disa vende të rajonit si në Siri, Jemen, Irak dhe Afganistan dhe deklaroi se përgjegjësia për vrasjen e njerëzve të pafajshëm të rajonit bie mbi Amerikën dhe mbi vendet mbështetëse të terrorizmit. Amerika dhe aleatet e saj po e akuzojnë Iranin për mbështetje ndaj terrorizmit në kohën kur vet ata po shpenzojnë para të mëdha për të mbështetur grupet terroriste si ISIS.