Kolonel Mumini: Rreth 2 milionë vizitorë iranianë në Qerbela
Nëntor 18, 2016 14:39 Europe/Tirane
Zv/komandanti i policisë së Iranit ka deklaruar mbi 1.9 milionë vizitorë iranianë kanë kaluar kufirin Iran-Irak për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit në Qerbela dhe deri më tani kanë kthyer në Iran rreth 600 mijë vizitorë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kolonel Iskender Mumini të premten në një prononcim për gazetarë, tha se pavarësisht mbylljes së pikës kufitare Mehran nga pala irakiane, me dhjetëra mijëra vizitorë iranianë akoma janë duke pritur të kalojnë këtë pikë kufitare për të shkuar në Qerbela. Ai shtoi se tani ka filluar kthimi i vizitorëve dhe përsëri pritet që kjo pikë kufitare të jetë më qarkullim më të madh të vizitorëve.
Tags