Irani furnizuesi kryesor i Indisë me naftë
Nëntor 18, 2016 17:06 Europe/Tirane
Irani në tetor të vitit 2016 është raportuar të jetë furnizuesi kryesor i Indisë me naftë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Importi i naftës iraniane nga India në muajin tetor është trefishuar në krahasim me muajin shtator, duke arritur në 789 mijë fuçi naftë të papërpunuar në ditë. Ehsak Alhak, ekspert i naftës në Organizatën konsutlative angleze “KBC Energy”, duke thënë se Irani ka mundësi të mirë për shtimin e eksportit të naftës në Indi, ka shtuar: Çmimet e përshtatshme dhe kualiteti i produktit kanë qenë një nga arsyet e shtimit të blerjes së naftës iraniane nga India.
Tags