Konsultat e zv/ministrit të jashtëm të RII në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35599-konsultat_e_zv_ministrit_të_jashtëm_të_rii_në_paris
Zv/ministri i jashtëm i RII për çështjet evropiane dhe amerikane, ka njoftuar se së shpejti në Teheran do të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët ekonomik me Francën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 18, 2016 17:07 Europe/Tirane
  • Konsultat e zv/ministrit të jashtëm të RII në Paris

Zv/ministri i jashtëm i RII për çështjet evropiane dhe amerikane, ka njoftuar se së shpejti në Teheran do të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët ekonomik me Francën.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, z. Maxhid Takht Revanci, zv/ministri i jashtëm i RII për çështjet evropiane dhe amerikane i cili ndodhet në Paris, në lidhje me vizitën e tij në Francë ka thënë: Në këtë vizitë do të ndjekim marrëveshjet e nënshkruara midis dy vendeve gjatë vizitës së vitit të kaluar të presidentit të RII në Paris. Zv/ministri i jashtëm i RII për çështjet evropiane dhe amerikane duke thënë se ekzistojnë çështje të ndryshme e sidomos ato ekonomike për konsultime në Francë, ka shtuar: Pas marrëveshjes bërthamore, Irani dhe Franca kanë pasur bashkëveprime të mira ekonomike mes tyre.