Irani dhe Brazili nënshkruajnë tre dokumente bashkëpunimi
RII dhe Brazili kanë nënshkruar tre dokumente bashkëpunimi në sektorin e tregtisë dhe investimeve të huaja, bujqësisë dhe eksportit.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, në kuadër të Konferencës së katërt ekonomike Iran-Brazil, të premten, Ali Taib Nia, ministër i ekonomisë dhe i financave Ii RII dhe Jose Serra, ministër i punëve të jashtme i Brazilit, kanë theksuar mbi zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve si dhe kanë nënshkruar ëto tre dokumente bashkëpunimi. Ali Taib Nia po ashtu në takim me ministrin e jashtëm të Brazilit ka theksuar edhe mbi vendosjen e marrëdhënieve midis bankave të të dyja vendeve. Ministri i ekonomisë dhe financave i RII mori pjesë në takimin e katër të Komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik Iran-Brazil, i cili u organizua më 17 dhe 18 nëntor në Brazilia.